Partitë politike kanë kohë vetëm edhe 12 orë që t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve të tyrë në KQZ.
Deri tani nga KQZ për Ballkani.info kanë treguar që tri parti kanë dorëzuar listat e tyre me kandidatë, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK), e cila e ka dorëzuar listën me 27 kandidatë, Jedinstvena Goranska Partia (JGP) dhe Lista Serbe.
Ballkani.info ka kontaktuar me Milaim Zekën për të kuptuar nëse partia e tij e ka plotësuar listën me emrat e kandidatëve.
Zeka tha se po pretendojnë të fusin 110 emra në listë, por garanton se do të jenë mbi 90 sosh.
“Po pretendojmë me shku me 110, disa janë tërhekë, e kemi edhe një problem tenik, ata që janë jashtë dhe nuk po munden me e nënshkru formularin, i kemi disa probleme teknike, por garantojmë se mbi 90 deputetë do të jemi të gatshë”, tha Zeka për Ballkani.info.
Ai tregoi se në listën e Partisë Euroatlantike do të ketë personalitet të njohura nga diaspora, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar.
Në listën e PEK ka emra nga Gjakova deri te Amerika e Zelanda e Re, ekonomistë, proesorë doktorë, sportisë e ndërmarrës të ndryshëm.
“Në listë do të ketë kandidatë prej Australisë, një deputete e kemi prej Zelandës së Re, e cila veç ka ardhë në Kosovë. Është mbesa e Masar Krasniqit. Kemi deputeë prej Zvicres, prej Norvegjisë, ish-sekretari i degës së LDK-së në Norvegji Enver Seferi, kemi kandidatë prej Gjermanisë edhe prej Amerikës. Është edhe një refer shumë i njohur i futbollit në Zvicer, Dermaku nga Kamenicës. Do të jetë edhe profesor doktori i njohur Xhafer Ismaili në Universitetin e Prishtinës. Gjiko Menimi nga Gjilani, pronar i kompanisë Gjiko TV në Gjilan. Kemi nga Prizreni, nga Amerika, jemi bashkuar me Partinë e Republikanëve të Kosovës me kryetarin Adem Kurti, kemi nga Gjakova. Kemi inxhinere, p.sh kemi inxhiniere si Finesa Berisha, inxhinere nga Hajvalia, biznismenin e njohur Fitim Aliun, një ekonomist shumë i njohur. Kemi Besarta Demën nga Gjakova, kemi nga Klina. Jemi shpërnda në të gjithë Kosovën, në mënyrë që çdo komunë t’i ketë përfaqësuesit e vet”, tha kreu i PEK-ut.
Zeka beson se lista e partisë së tij do të jetë befasi pozitive për të gjithë.
“Jemi duke punuar shumë dhe besojmë që do të jemi befasi pozitive, jemi një befasi pozitive për opinionin kur të dalim em listën përfundimtare me kandidatë për zgjedhje”, përfundoi Zeka.
Partia Euroatlantike e Kosovës është partia më e re në vend dhe kjo është hera e parë që kjo parti garon në zgjedhje. /Ballkani.info/







