Lahi Brahimaj, kandidat për Kuvendin e Republikës së Kosovës, po vazhdon të marrë mbështetje të fuqishme anembanë vendit për një mandat të ri. Mbështetje kjo që buron nga besimi, respekti dhe vlerësimi për një njeri që jetën ia ka kushtuar lirisë, shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Si një nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj ishte në ballë të përpjekjeve për çlirimin e vendit, duke rrezikuar gjithçka për idealin e lirisë. Ai nuk u ndal as pas luftës – përkushtimi i tij vazhdoi në ndërtimin e institucioneve dhe në shërbim të interesit publik.

I njohur për vendosmërinë, integritetin dhe qëndrimin e palëkundur për vlerat e luftës, Brahimaj sot synon ta vazhdojë misionin e tij në Kuvendin e Kosovës, me të njëjtin seriozitet dhe përgjegjësi që e ka karakterizuar gjithmonë.

Si kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numrin 90, Lahi Brahimaj përfaqëson zërin e luftëtarëve, të familjeve të dëshmorëve, të qytetarëve që besojnë në drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Me përvojë, guxim dhe besnikëri ndaj Kosovës, Lahi Brahimaj – numri 90, mbetet zgjedhja e atyre që nuk harrojnë sakrificën dhe që besojnë në një të ardhme më të fortë për vendin tonë. /Ballkani.info/