Të bësh punë vullnetare nuk është e lehtë, e sidomos të vendosësh që një gjë të tillë ta bësh në një vend krejtësisht të huaj e të panjohur. E Schellsie Beaubrun po bën pikërisht këtë gjë.
Ajo ka ardhur nga Florida, duke lënë plazhet e mrekullueshme dhe duke u zhvendosur në Kosovë, më saktësisht në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku është e angazhuar si mësimdhënëse.
Schellsie rrëfen për “#Gjesi” se si u prit nga nxënësit e Brekocit.
Mënyra se si Schellsie pati fatin të vijë në Kosovë duket të jetë tejet interesante.
Me të hyrë në shkollën fillore “Zef Lushi Marku”, mund të hasësh në punime kreative të Shellsit, por edhe të nxënësve të cilët kanë ilustruar
“Të gjithë ju që i adhuroni aventurat, gjërat e reja dhe dëshironi të njiheni me popuj e kultura të ndryshme, mendojeni si opsion të bëni punë vullnetare në një shtet të huaj e njëkohësisht të kënaqeni”, porositi Schellsie.







