LAJMI I FUNDIT

Nga e marta masat e reja, mbyllen kafeteritë dhe restorantet, shkollat, fitneset…

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka thënë se sot kanë zhvilluar një takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Përkunder faktit që ne ishim të ftuar për konsulltim, ne nuk u konsulltuam por u informuam për vendimin e mbylljes se Gastronomisë, Qendrave tregtare, GYM-ave dhe Shkollave, nga data 6 deri me datën 18 te ketij muaji. Ky vendim eshte vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshem për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundershtojme fuqishem kete vendim dhe do të vazhdojme të kundershtojme edhe më tutje çdo vendim që mirret njëanshem pa konsulltim. Të hënën në ora 14:00 mbahet Kuvendi i Shoqates së Gastronomëve të Kosovës ku do të vendosim bashkarisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë!”, ka shkruar Kllokoqi.

Të hënën Qeveria pritet të merr vendim zyrtarisht për masat e reja. /Ballkani.info/