Kosovë

Nga e diela stabilizim moti, temperaturat deri në 24 gradë Celsius

Nga e diela pritet stabilizim i motit dhe temperatura që sillen deri në 24 gradë. 

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

“Pas motit të ndryshueshëm ditëve të kaluara, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe bore e sqote në zonat e larta, si dhe me temperatura relativisht të ulëta për periudhën, nga e diela dhe java në vijim pritet stabilizim gradual i motit me kthjellime dhe prezencë dominuese të diellit dhe temperatura maksimale që do të sillen në mes 18°C – 24°C, e minimale në mes 04°C – 11°C”, thuhet në njoftim.

Era do të jetë kryesisht e lehtë drejtimesh të ndryshme e dominuar nga jugu, me rritje në intensitet gjatë orëve të pasdites, ndërkaq mundësitë për rrebeshe të lehta shiu të izoluara në zona do të jenë prezentë. 

BONUS VIDEO