Nga djegia e banesës në Prishtinë, mbesin të ngujuara në ashensor tri gra

Ballkani.info, raportoi se në njërën nga ndërtesat afër “Sllovenia Sport”, është djegur një banesë, dhe arsyeja e djegies ende nuk dihet.

Mirëpo, nga djegia e saj, disa lagje të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike.

Kjo ka bërë që në njërën nga ndërtesat në rrugën “Shaban Polluzha” tri gra të mbesin të ngujuara në ashensor, për shkak të ndërprerjes së rrymës.