Nga çfarë po ka frikë Tayna? (FOTO)

Për momentin është njëra prej këngëtarëve më in në Kosovë.

Këngët e saj kanë qenë kryefjala e hiteve gjatë vitit 2018, e i njëjti trend është duke vazhduar edhe në këtë vit.

Këngëtarja Tayna duket se është duke u përgatitur për një këngë te re dhe kjo tregohet me fotografi dhe video të shumta që ajo është duke i postuar nëpër rrjetet sociale.

Por, duket se këngëtarja ka frikë nga një gjë, për të cilën ajo duhet të këtë kujdes.

“Kaq shumë inati dhe xhelozi, duhet të jem e kujdesshme”, ka shkruar ajo nën një fotografi që e ka postuar në Instagram e ku shihet në një veshje elegante për të lirë, tipike për reperka.

https://www.instagram.com/p/Bt6XBCXAX2Y/?utm_source=ig_embed&utm_medium=loading