Ministri në detyrë dhe kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 24, Hysen Durmishi, ka theksuar përkushtimin e institucioneve për zhvillimin e infrastrukturës në të gjithë territorin e Kosovës.
Përmes një postimi publik, Durmishi ka deklaruar se nga Bajnska deri te pika kufitare në Izvor, janë ndërtuar rrugë në mbarë republikën, duke nënvizuar se zhvillimi i vendit është i pandalshëm dhe se për interesin e Kosovës nuk do të bëhet asnjë kompromis.
“Kemi ndërtuar rrugë në mbarë republikën, sepse zhvillimi është i pandalshëm dhe për Kosovën nuk lëshojmë pe”, ka shkruar Durmishi, duke e cilësuar infrastrukturën si shtyllë kyçe për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e qytetarëve në çdo cep të vendit.
Mesazhi i tij vjen në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të fushatës, ku Durmishi po thekson rezultatet konkrete të qeverisjes dhe vizionin për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të integruar.







