Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas të dhënave të gati 48% të votave të numëruara, LVV-ja është e para me 49,18% apo 189,761 vota.
PDK është e dyta me 19,99% kurse LDK e treta me 14,01%.
Ndërkaq, AAK-ja është e katërta me radhë me 7,11%.








