Nga Adelina e Leonora, te Tayna e Dafina – grindjet mes vajzave të estradës ndër vite

Showbizi shqiptar përbëhet nga shumë këngëtarë të famshëm e të talentuar. Kjo bën që edhe konkurrenca në mes tyre të mos mungojë.

Kjo dukuri nuk po figuron vetëm në vendin tonë, por po ndodh në gjithë botën E sa i sa i përket showbizit shqiptar, kohët e fundit kjo dukuri sa vjen e po rritet.

Së fundmi po flitet për një hatër mbetje në mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperes së njohur Tayna.

Kjo e fundit në një intervistë që pati me Meriton Mjekiqin zbuloi diçka në lidhje me këtë gjë.

Në një Freestyle që Tayna bëri në këtë emision, na bëri të kuptojmë se kjo ishte një gjuajte apo një “diss” drejt këngëtares së njohur, Dafinës, shkruan Gazeta Express.

Dyshja në vitin që lamë pas publikuan një këngë që rezultoi shumë e suksesshme, kështu duke numëruar me miliona klikime në Youtube, por jo vetëm kaq. Edhe këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka pasur një reagim drejt kësaj kënge. Rita kishte postuar në llogarinë e saj në Instagram apo më saktësisht në Instastory një video të këngës së tyre duke i mbështetur ato.

Kjo i ka habitur të gjithë sepse duket se vajzat e kanë kaluar shumë mirë me njëra tjetrën, por këto gjëra ndodhin kur në mes gjithë kësaj ekziston një “luftë” për konkurrencë.

Përveç me Taynën, Dafina pas bashkëpunimit nuk i kishte punët mirë as me Tunën. Vajzat pas hitit ‘Vibe’ kanë ndarë rrugët dhe kanë qenë në një ‘konflikt’ dhe nuk kanë folur mes vete. Mirëpo kohët e fundit ato kanë përmirësuar raportet dhe tani shihen shumë të afërta, sidomos me komentet në Instagarm.

Kemi edhe shumë figura të tjera të njohura që nuk e kalojnë mirë mes vete. E këtu duet përmendur edhe Adelina Ismaili me Leonora Jakupin. Këto të fundit ka vite që nuk flasin me njëra-tjetrën për shkak të një grindjeje që kishin pasur në një nga koncertet.

Tayna si duket nuk e ka edhe aq mirë me kolegët e saj, kjo pasi që është përfolur edhe për raportin që ka me këngëtaren e njohur Fifin, por edhe me Rina Balën.

Tayna në shumë intervista është pyetur se a ka diçka personale më këto dy të fundit, por ajo nuk ka treguar diçka konkrete, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë që ajo ka pasur para një viti në emisionin e Ermal Mamaqit,“ Xing me Ermalin”, Tayna e ka ‘sulmuar’ Fifin me disa fjalë, duke e bërë kështu që situata të nxehej edhe më shumë.

Fifi po ashtu nuk i ka pasur punët mirë as me Rinën. Kjo është bërë e ditur përmes disa intervistave që këngëtaret kanë pasur. Ato janë pyetur për marrëdhënien që kanë, por sipas përgjigjeve është kuptuar se ato nuk e kanë qejf njëra-tjetrën.

Këngëtarja Rina është ftuar në emisionin ‘Shiko Kush Luan’ me Luana Vjollcën, para më shumë së një viti, ku këndon Fifi, e në disa prej lojërave ato kanë pasur përballje me njëra-tjetrën dhe si duket këtë gjë e kanë marrë shumë pozitivisht dhe me qetësi. Nga ajo ditë këngëtaret e kanë shumë më mirë me njëra tjetrën, duke bërë të ditur edhe mbështetjen mes tyre.

Këngëtarja Tuna dhe Nora Istrefi poashtu nuk e kanë pasur mirë me njëra tjetrën. Ato ka pasur vite që nuk kanë folur bashkë. Këtë e ka bërë të ditur edhe lidhja që ato kanë pasur dikur si kunata, ku në asnjë mbledhje familjare nuk janë parë bashkë. Megjithatë, Tuna ka ndreçur raportet edhe Norën, menjëherë pas ndarjes së kësaj të fundit me Robertin.