Operatori ekonomik i cili e kishte fituar dy kontrata për furnizim me teste për RT PCR për diagnostikimin e koronavirusit Covid-19, nuk ka arritur të liferojë me kohë të gjitha testet sipas kontratës. Në ditët e para kompania “Eramed” i kishte liferuar vetëm 600 teste, ndërsa rreth 1 javë më vonë edhe 1500 të tjera. Sipas MSH-së sonte në orët e mbëmjes pritet t’i liferojë edhe 2 mijë sosh

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë për furnizim me kite për RT PCR për diagnostikimin e koronavirusit Covid-19 me kompaninë “Eramed” më datën 25 mars 2020. Kontrata parashihte që operatori të furnizonte MSH-në me 29 kite që në reaksione (teste) llogaritet rreth 7500. Gazeta Shneta ka mësuar se kompania kishte liferuar vetëm 600 teste në ditët e para pas nënshkrimit të kontratës, ndërsa rreth 1 javë më vonë edhe 1500 të tjera.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë përmes zëdhënesit, Faik Hoti.