Nga 24 rroga për secilin veç për ta lëshuar punën në Telekom, Sadiku kritikon Kurtin

Telekomi i Kosovës po vazhdon me politikën që secili punëtor që largohet vullnetarisht nga puna do të marrë 24 rroga menjëherë – por kjo praktikë për inxhinierin Ermal Sadiku është “keqmenaxhim i parasë publike”.

Përmes një postimi në Facebook, të martën – Sadiku ka thënë se kjo s’është inovacion. Kështu, Sadiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.

“Albini një kohë pati thënë që shteti nuk është pronar i keq po menaxher i keq. Kjo në Telekom po duket që po vazhdon”, ka deklaruar Sadiku.

Ai po ashtu ka kërkuar nga mediat që të hulumtojnë këtë proces në të cilin po kalon Telekomi.