Për të marrë licencë për noter kandidatët e interesuar iu nënshtruan një testi, aty kandidatët duhet të bëjnë kontrata mbi ndërtimin ose për ndarje të pasurisë me bazë në lëndë të së drejtës civile. E në këtë testim, afërsisht të mbajtur me 15 qeshor dështoj një numër i madh i gjyqtarëve aktual që kishin plan ndërrimin e vendit të punës, 17 nga 23 sa kandiduan nuk e kaluan testin ku në garë ishin 588 kandidatë. Një nga 6 gjyqtarët që kaloi tha se testi ishte shumë i lehtë.

E një nga kandidatët që nuk e kaloi testin, tha për Klan Kosovën se testi ishte i vështirë.

“Me këto detyra unë çdo ditë praktikoj, sepse punoj në gjykatë, unë e kam punë këtë dhe konsideroj që nuk ka qenë test i vështirë. Profesionalisht testi për noter është më i lehtë sesa testi për gjykatës, sepse për gjykatës duhet me përgaditë lëndë nga e drejta civile dhe nga ajo penale. Noterët merreb vetëm me çështje civile.”

E Ali Kutllovci, gjyqtar dhe nënkryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë është njëri nga ata që nuk e kaloi testin por thotë se nuk u vlersua si duhet.

“Unë kam ushtruar të drejtën time ligjore, kam bërë ankesë, dhe pres përgjigjje nga komisioni vlerësues, e më pas pritet të shihet se çka do të bëj”, ka thënë Gjyqtari Kutllovci.