Nga 100 pikë maksimale, e bija e drejtorit merr 103 pikë për pranim në shkollë e Mjekësisë

Në konkursin për pranim të nxënsve të ri në shkollën e Mjekësisë ”Xheladin Deda” në Mitrovicë, një kandidate ka arritur 103 pikë, 3 më shumë se sa është maksimumi i pikëve.

Komisioni po arsyetohet me gabim teknik në vlerësimin e vajzës së Drejtorit të Shkollës, njofton Klan Kosova.