Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Rama njofton së duke nisur nga data 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.