Neymar thotë se është i lumtur te PSG

100 ndeshje me përfaqësuesen e Brazilit. Ky është rekordi që Neymar do ta arrijë në miqësoren e Seleçaos kundër Senegalit, që do të zhvillohet në Singapor, dhe do të startojë sot në orën 14:00.

“Jam i lumtur në “Seleçao” dhe tani jam i lumtur edhe në Paris. Të gjithë e dinë se doja të largohesha dhe gjithçka ka ndodhur gjatë merkatos verore. Por tani jam i lumtur aty ku jam, pra në klubin e PSG-së. Sezoni ka nisur mirë dhe do ta mbroj PSG me mish e me shpirt, duke dhënë 100% për të fituar gjëra të mëdha. Duke bërë mirë në skuadrën ku ndodhem, do të bëj mirë edhe në kombëtare.”

Kështu shprehet 27-vjeçari brazilian, i cili kërkon me çdo kusht të rifitojë zemrat e tifozëve parisienë, që vazhdojnë ta kontestojnë për sjelljen e tij gjatë verës.

Ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje ku është aktivizuar në këtë sezon në Ligue 1. Me këtë ritëm, do të jetë sërish “princ” në Paris.

loading…