Neymar mohon akuzat për përdhunim
Nga Brazili kanë ardhur akuza të rënda për Neymar Jr, i cili akuzohet për përdhunim nga një femër me të cilën ka patur një marrëdhënie.
Akuza këto që nuk i kanë pëlqyer aspak sulmuesit të “Seleçaos” i cili ka reaguar me një postim në Instagram ku mohon akuzat dhe diçka të tillë e vërteton me fakte.
Neymar ka publikuar disa foto dhe video intime dhe biseda të tij me vajzën në fjalë ku duket që gjithçka është realizuar me dëshirën e të dyve.
Neymar nuk ka pritur aspak mirë dhe akuzat e vajzës dhe prandaj ka bërë gjithçka publike, në mënyrë që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt dhe ai të jetë totalisht i përkushtuar te karriera e tij futbollistike.
