Nexhmije Pagarusha shpërthen në lot gjersa këndohej për të

Nexhmije Pagarusha ditën e djeshme me 7 maj ka festuar ditëlindjen e saj të 86-të.

Bilbili i këngës shqipe u befasua me një organizim nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, ku pjesë ishin shumë artistë shqiptare.

Në mes tjerash në këtë program u këndua edhe një këngë dedikuar asaj nga Shyhrete Behluli dhe Learta Jakupi.

E gjersa dy këngëtaret ishin në skenën, lotët e tradhëtuar ikonën shqiptare, e cila kur dëgjoi vargjet për të, filloi të qante.