Nexhmedin Spahiu: ‘Luftën’ në LDK po e nxit Isa Mustafa!

Dy ditët e fundit janë shoqëruar me replika të ashpra ndërmjet Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani dhe nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu.

Osmani në daljen e fundit televizive ka theksuar se Veliu nuk duhej të ishte bërë pjesë e një koalicionit të cilit ai vetë nuk i besonte.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Agim Veliut.

Ai në një prononcim  ka theksuar se  ai nuk i komenton deklaratat e çiftit Kurti-Osmani.

Por njohësi i çështjeve politike në vend Nexhmedin Spahiu gjithë këtë situatë e sheh si luftë për pushtet brenda partisë.

Ai thotë se këtë “luftë” po e nxit kryetari i kësaj aprtie Isa Mustafa për të mbajtur frenat e pushtetit në dorë.

“Është luftë për pushtet brenda partisë. Luftë të cilën e nxitë Isa Mustafa për të ekuilibruar e rrjedhimisht për të mbajtur vetë frenat e pushtetit të tij” tha Spahiu.

Gjatë ditës së sotme ishte edhe Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi e cila tha se po tentohet të përqahet LDK-ja por se një gjë e tillë nuk do të arrihet nga askush.