Analisti politik

Nexhmedin Spahiu: Halli i opozitës është pse Kurti e ka rrejt publikun më mirë

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se opozitarët në Kosovë e kanë një hall dhe ai është pse kryeministri Albin Kurti “e ka rrejt publikun më mirë se ata”.

“Halli i opozitës është pse Kurti i ka rrejt publikun më mirë se ata. Për me ardh pushtet ai e ka rrejt popullin. Mua që nuk kam rrejt asnjëherë publikisht, nuk më ka sjellë kurrë në pushtet se nuk të votojnë. Populli ka qejf me i rrejt. E këqyr se kush po rren më hjeshëm”, ka thënë Spahiu. “Prandaj këtyre po ju vjen inati pse Kurti i ka rrejt më lezetshëm se ata. Qysh arriti me i bo 50 për qind të votave duke rrejt”.

Spahiu ka thënë se për të është me rëndësi nëse Kurti po i mbron interesat kombëtare.

“Me rëndësi për mua është se ai e ka ngritur flamurin në Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë të Veriut e Zubin-Potok. Nuk ka qenë i ngritur më parë. Me rëndësi për mua ka nëse ai do ta ngritë flamurin në Beograd. Nëse e ngritë atëherë ka merita historike. Rrenat ia fali qysh tash”, ka thënë Spahiu.

Ai ka thënë se vazhdimisht ka insistuar se duhet dialoguar me Beogradin.

“Kam thënë prej 99-s vazhdimisht se duhet me dialogu. Ja kemi marrë Kosovën tash duhet me shti me na bo përhajr. Ky është rregulli”, tha Spahiu në KTV.