Nexhat Osmani sjell këngën e re “M’pëlqen”

Këngëtari i njohur shqiptar, Nexhat Osmani, ka publikuar projektin e ri të tij.

“M’pëlqen” titullohet kjo këngë e cila u publikua edhe me videoklip.

Ky projekt i tij është publikuar në kanalin zyrtar, YouTube dhe pritet t’i pëlqejë publikut.

Ai është mjaft aktiv në muzikë, ndërsa verës do jetë i pranishëm edhe në ahengje të ndryshme bashkë me motrën e tij, këngëtaren Remzie Osmani.

Ndryshe, kënga e fundit e Nexhatit ishte “Ma e mira” në bashkëpunim me Culimusik dhe Enom.