Ish-anëtari i LDK’së, Nexhat Daci, nuk ka dëshiruar të flasë për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Expressi e ka kontaktuar akademik Dacin, mirëpo ai ka nuk ka folur, ose ka folur fare pak duke thënë se ‘nuk është punë e tij’.

“Kërkoj falje, po abstenoj nuk është më punë e imja”, tha Daci, shkurtimisht.

Ndryshe, sot Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës me vota unanime e ka përkrahur propozimin e Kryesisë së këtij subjekti politike që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre të ardhshme të Kosovës.

loading…