Pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës kanë folur drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Kreu i këtij institucioni, Nexhat Daci, në një intervistë për KosovaPress, tha se u ndje krenar me një hapë të tillë të shtetit të Kosovës.

Sa i përket kohëzgjatjes së kësaj mase, akademik Daci tha se është çështje e institucioneve me të larta shtetërore.

Ai po ashtu tha se nuk ka informacione të bollshme rreth takimit mes ambasadorit amerikan Philip Kosnet, kryekuvendarit Kadri Veselit e kryeministrit Ramush Haradinaj, sugjeron këta dy të fundit që ta dëgjojnë SHBA-në.

Të kujtojmë se djali i Dacit, Ariani, në orët e pasditës së sotme vdiq tragjikisht nga një ortek bore në Brezovicë. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=qRQcgiUT8-Y