Monumenti ikonik i Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, edhe këtë vit do të marrë një pamje të re, këtë herë me një koncept që pasqyron zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

Koncepti i realizuar nga Fisnik Ismaili, synon të bashkojë organiken me dixhitalen, duke reflektuar ndikimin që ka inteligjenca artificiale në jetët tona të përditshme.

“E pëlqen apo e urren, e deshte apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë integrale e jetëve tona”, ka shkruar Ismaili në një postim në Facebook.

Instituti përgjegjësi për mbrojtjen e monumenteve ka konfirmuar këtë koncept dhe punimet kanë filluar të premten e që po vazhdojnë edhe sot.

Një ekip prej më shumë se 10 artistë janë duke punuar momentalisht në transformim të monumentit historik./RTV21

Gjithçka pritet të përfundojë të dielën, një ditë para festimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./RTV21/