Sondazhi

New York Times: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Trump do te fitonte bindshëm ndaj Bidenit

Një sondazh i New York Times i publikuar sot tregon se presidenti amerikan Joseph Biden është pesë pikë përqindje prapa Donald Trump, tetë muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 43 për qind e amerikanëve do të votonin në favor të presidentit demokrat Biden, ndërsa 48 për qind do të votonin për ish-presidentin nga radhët e Partisë Republikane, që është një rritje e vogël në favor të Trump në krahasim me sondazhin e fundit të kryer nga New York Times në dhjetor, transmeton Ballkani.info.

Afro 10 për qind e të anketuarve nuk donin të bënin të deklaroheshin ose ishin të pavendosur.

Sondazhet kanë treguar se ka pikëpamje negative për mënyrën se si Biden i kryen detyrat e tij, kështu që 47 për qind e të anketuarve nuk e justifikojnë mënyrën se si ai e bën punën e tij, që është rezultati i tij më i dobët që kur mori detyrën. /Ballkani.info/