Neuropsikiatri Agani: Mos të frikësoheni nga COVID-19, të jemi të vëmendshëm

Neuropsikiatri Ferid Agani, ka thënë se pandemia e COVID-19 do të lë pasoja në shëndetin mendor të qytetarëve të Kosovës.

“Qytetarët kanë funksionuar në rrethana të stresit kronik, stres nga infeksioni dhe vdekja dhe frika nga shkatërrimi ekonomik, pra frika e mbijetesës – frika e ballafaqimit me sëmundjen e panjohur që nuk ka ilaç dhe ka ripërtëri frikat e mëhershme. Këto po manifestohen me çrregullime të ankthit”, ka thënë Agani, njofton Klan Kosova.

“Izolimi social ka riaktivizuar frikat. Shumë pacientë vinë thonë se “po më duket se jemi në luftë”. Të mos frikohen por të jenë të vëmendshëm. Nuk ka nevojë të frikësoheni nga sëmundja”.

“Këshilloj të ruhet rutina ditore, zgjimi, shkuarja në gjumë, të mos çrregullohet rutina ditore. Frika nuk është emocion që e ndihmon procesin e ballafaqimit me sëmundjen. Sa më shumë që jemi të shqetësuar sistemi ynë imuologjik është më i dobët”.