Netflix po paditet pas ‘Squid Game’, dhe kjo është arsyeja

“Netflix” po paditet nga një kompani në Korenë e Jugut e kjo për arsye se ka rritur trafikun për të ndjekur serialin “Squid Game”.

Kjo kompani ka prodhuar shumë seriale ku të gjitha kanë rezultuar të suksesshme.

“Squid Game” ka arritur të thyej rekorde të shikueshmërisë, duke qenë e para në të gjitha platformat.

Një zëdhënës i Netflix u shpreh në një deklaratë për CNBC:

Ne do të rishikojmë pretendimin e ngritur kundër nesh. Ndërkohë, do vazhdojmë të kërkojmë dialog të hapur dhe të eksplorojmë mënyrat e punës me SK Broadband në mënyrë që të sigurojmë një përvojë pa probleme për klientët tanë të përbashkët“.

Bashkë-CEO i platformës Ted Sarandos foli kohët e fundit për suksesin e serialit, duke vënë në dukje se ishte numri një “kudo në botë” dhe do të jetë “shfaqja më e madhe jo në gjuhën angleze në botë, me siguri.”

Ai gjithashtu tha se ka “një shans shumë të mirë që do të jetë shfaqja jonë më e madhe ndonjëherë”, referuar numrit të njerëzve që e kanë parë dhe do ta shohin.