Kryeministri izraelit

Netanyahu zotohet se do të mposht Hamasin, por thotë se “lufta do të marrë kohë”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar të mposht Hamasin por tha se “lufta do të marrë kohë”.

Ai tha se grupi militant ka vrarë gra, fëmijë dhe të moshuar dhe është përgjegjës për mirëqenien e njerëzve që ka kapur peng.

“Izraeli do të zgjidhë hesapet me këdo që i dëmton”, shtoi ai.

“Ajo që ndodhi sot nuk është parë kurrë në Izrael. Ne do të marrim hak të fuqishëm për këtë ditë të zezë”.

Lidhur me sulmet ka folur edhe ministri i Mbrojtjes së Izraelit Yoav Gallant i cili tha se ripushtimi i Gazës mund të jetë i pashmangshëm.

“Ajo që ka qenë, nuk është ajo që do të bëhet. Ne do të ndryshojmë fytyrën e realitetit në Gaza”.

“Duket si një ofensivë tokësore në Gaza dhe ri-pushtimi i zonës është i pashmangshëm”.

Izraeli u tërhoq nga Gaza në vitin 2005.