Benjamin Netanyahu

Netanyahu zotohet për “veprime të fuqishme” në Rafah pas evakuimit të civilëve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur synimin e tij për të urdhëruar ushtrinë që të shkojë në Rafah.

Por sipas një postimi të tij në X, kjo do të ndodhë kur popullata civile të jetë evakuuar që atje.

“Do të luftojmë deri në fitoren absolute dhe kjo përfshinë veprim të fuqishëm në Rafah pasi t’i kemi lejuar qytetarët që të ikin nga zonat e betejës”.

Shtete, liderë botërorë dhe Organizata Joqeveritare i kanë bërë thirrje Izraelit që të shmangë operacione grupore në qytetin më të populluar të Gazës.