Kryeministri izraelit

Netanyahu thotë se forcat izraelite kanë rrethuar shtëpinë e liderit të Hamasit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu përmes një video të publikuar në X,  tha se forcat izraelite kanë rrethuar shtëpinë e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar-it.

“Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwar. Shtëpia e tij mund të mos jetë kështjella e tij dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta marrim atë”, deklaroi kreu i qeverisë izraelite.

Sinwar është një ish-anëtar i krahut të armatosur të Hamasit, i cili kaloi më shumë se 20 vjet në një burg izraelit.

Ai u lirua në vitin 2011 në një shkëmbim të burgosurish, raporton Al Jazeera.