Netanyahu

Netanyahu mirëpret mundësinë e zgjatjes së armëpushimit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha presidentit amerikan, Joe Biden të se mundësia e zgjatjes së armëpushimit me Hamasin do të ishte e mirëpritur në këmbim të lirimit të mëtejshëm të 10 pengjeve në ditë nga Gaza.

“Ne sollëm një grup tjetër pengjesh, gra dhe fëmijë dhe ne jemi prekur nga thellësia e zemrave tona, i gjithë kombi, kur shohim këtë ribashkim të familjeve. Thjesht trazon shpirtin,” tha Netanyahu përmes një deklarate në “X”.

“Ekziston gjithashtu një skicë që thotë se është e mundur të lirohen dhjetë pengje të tjera çdo ditë. Kjo do të ishte e mirëseardhur”, shtoi ai.

Ndryshe, Netanyahu vizitoi trupat izraelite brenda Rripit të Gazës, ku u zotua se di të vazhdojnë deri në fund, siç u shpreh ai, “deri në fitore”.