Netanyahu: Kosova, vendi i parë me shumicë myslimane që do të hap ambasadë në Jerusalem

Në pikën e fundit të marrëveshjes së nënshkruar dje në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur edhe njohja e Kosovës nga Izraeli.

Izraeli është shteti më i fundit që ka njohur realitetin e ri në Ballkan pavarësinë e Kosovës, kjo ju është konfirmuar dje në Shtëpinë e Bardhë nga vet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Telefonata nga Netanyahu erdhi në Shtëpinë e Bardhë dje përmes një lidhje (video-konferencë) mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Netanyahu tha pas bisedës me Hotin e Trumpin se Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që do të hap ambasadë në Jerusalem.

“Vendi i parë me një shumicë myslimane që do të hap ambasadë në Jerusalem. Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe kombet e tjera pritet të bashkohen me të”, shkruan haaretz, transmeton Gazeta Metro.

Edhe vet Trump shkroi se Kosova, një vend me një “shumicë myslimane”, ka rënë dakord të vendosë “lidhje diplomatike” me shtetin hebre, shtoi presidenti i SHBA-ve.

“Bravo! Ju do të ndiqeni nga vendet e tjera myslimane dhe arabe”, shkroi ai në Twitter.