Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu beson se sulmet e tij ushtarake kanë frenuar programin bërthamor të Iranit “për një kohë shumë, shumë të gjatë”.
Netanyahu shtoi se Izraeli nuk po përpiqet të rrëzojë qeverinë iraniane, por se ai nuk do të habitej nëse kjo do të ndodhte si rezultat i sulmeve, transmeton Ballkani.info.
“Regjimi është shumë i dobët,” tha ai.
Netanyahu tha gjithashtu se ishte në kontakt të përditshëm me presidentin amerikan Donald Trump.
Ndërkohë, ambasadori i Iranit në OKB Amir Saeed Iravani i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën se sulmet e Iranit ndaj Izraelit ishin vetëmbrojtje dhe operacione proporcionale mbrojtëse që synonin vetëm objektivat ushtarakë dhe infrastrukturën përkatëse.
Ai shkroi në letër se çdo bashkëpunim nga vendet e treta me sulmet izraelite ndaj Iranit “i bën ata bashkëpunëtorë në përgjegjësinë ligjore dhe pasojat e kësaj krize”.
Sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh duhet të informohet menjëherë për çdo veprim të ndërmarrë nga shtetet në vetëmbrojtje kundër sulmeve të armatosura. /Ballkani.info/







