Igli Hasani

Nesër zgjedhjet në Serbi, Tirana thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Votoni kandidatët shqiptarë!

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hasani thotë se i fton shqiptarët e Luginës së Preshevës “të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje”.

Postimi i i plotë:

Të dielën, më 17 dhjetor, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë. I ftoj ata të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje. Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian. Mos hezitoni, ruani kompaktësinë dhe vini interesat kolektive mbi interesat partiake! U uroj fitore kandidatëve shqiptarë.

VIDEO BONUS: Bërlloku e mbulon Tregun e Gjelbër në Prishtinë, tregtarët ia hedhin fajin AKP-së