Nesër vazhdimi i seancave plenare në Kuvend, në rend dite propozim-rezoluta për rritjen e çmimeve

Kuvendi i Kosovës nesër në orën 13:00, do të mbajë vazhdimin e seancave plenare të 21, 28 dhe 29 korrikut.

Në rend dite do të jenë shtatë pikat e papërfunduara të seancës plenare të 21 korrikut dhe dy pikat e seancave të 28 dhe 29 korrikut.

Në rend dite do të jenë edhe votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve dhe shqyrtimi i raportit vjetor të KOSTT-it për vitin 2021.

Këto janë pikat e rendit të ditës për këtë seancë:

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022:

Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,

  1. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
  3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
  4. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
  5. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
  6. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

  1. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.