Nesër varroset vogëlushi 2 vjeçar nga Mitrovica, ishte dërguar për shërim në Turqi

Ka vdekur vogëlushi Ali Kamberi, djali i Zejnullah Kamberit- Zekit,

Aliu vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ishte dërguar për shërim në Turqi.

Vogëlushi shkoi për shërim në Turqi me ndihmën e shumë qytetarëve që mblodhën shumën e parave që i duheshin në të dyja operacionet që i kishte në Tiranë dhe Turqi.

Lajmin për vdekjen e vogëlueshit e ka dhënë vetë prindi i tij, Zejnullah Kamberi- Zeki.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në Ferizaj, ndërsa nga xhamia e Haxhi Veselit nga ora 11:30 do të niset autobusi për qytetarët mitrovicas që dëshirojnë të marrin pjesë në varrim.