Nesër varrosen tre kosovarët që vdiqën në aksidentin e rëndë në Gjermani

Tre anëtarët e familjes Krasniqi që vdiqën në aksidentin e rëndë në Gjermani do të varrosen nesër në fshatin Rahovicë të Ferizajt.

Varrimi i tyre do të bëhen duke filluar nga ora 16:00, lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryetari i fshatit Rahovicë.

Kufomat e të ndjerëve pritet të arrijnë në Kosovë nesër në mëngjes.

Aksidenti ka prekur thellë gjithë mërgimtarët dhe vendin tonë, i cili erdhi pak ditë më vonë pas një aksidenti tjetër ku nga goditja e trenit vdiqën dy djemtë e familjes Arifaj nga Deçani