Ferizaj

Nesër varrosen tre anëtarët e familjes Krasniqi nga Ferizaji, ata humbën jetën në një aksident trafiku në Gjermani

Nesër do të varrosen tre anëtarët e familjes Krasniqi, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani.

Varrimi i tyre do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e fshatit Rahovicë të Ferizajt.

“Të Allahut jemi dhe te Allahu do te kthehemi.Me dhimbje ju njoftojmë se varrimi i tre Familjarëve tanë Zaim, Bleon dhe Flori Krasniqi, që vdiqën tragjikisht prej kthimit nga vendlindja për në Zvicër, do të mbahet nesër me datë: 21 Tetor 2020 mbas faljes së namazit të ikindis në ora 16:00 në varrezat e fshatit Rahovicë – Ferizaj”, ka njoftuar Behxhet Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, aksidenti tragjik ka ndodhur më datën 16 tetor, tre anëtarët e familjes Krasniqi ishin duke u kthyer për në Zvicër, pasi që kishin kaluar pushimet në Kosovë.

Sipas hetimeve të para policore, makina kishte rrëshqitur dhe ishte përplasur ballë për ballë me një kamion.