Nesër seanca e radhës në kuvend, këto janë pikat e rendit të ditës

Gjatë ditës së djeshme Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca e thirrur nga opozita të mbahet nesër.

Në njoftimin e sotëm Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca e nesërme fillon në ora 10:00.

Si pikë e parë e rendit të ditës është: Debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në po të njëjtën ditë nga ora 14:00 pritet të vazhdojë seanca plenare e Kuvendi të Kosovës ku ndër pikat e rendit të ditës janë edhe ato që mbetën të papërfunduar nga seancat e kaluara.

R e n d i i d i t ë s

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor 2018:

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
Votimi i Propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 18, 19 dhe 25 tetor 2018:

Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
Votimi në parim i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
Votimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017,
Votimi i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,
Votimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
Votimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,
Votimi për Emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
Votimi për Emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,
Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
Votimi për Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë,
Votimi për Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,
Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor,
Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar.