Nesër seanca e jashtëzakonshme për buxhetin, LDK e gatshme t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nëpërmjet rrjetit social facebook ka njoftuar se LDK-ja është e gatshme të i marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Nesër nga ora 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit 2021, dhe disa marrëveshje ndërkombëtare, shkruan Ballkani.info.

Gashi paralajmëron që në muajt në vazhdim do të ketë krizë të thellë institucionale me çrast do kërkohet përgjegjësi, e përgjegjësitë që rëndojnë mbi LDK-në, ai tha se ky subjekt është i gatshëm t’i mbajë “mbi supe”.

Ky është postimi i plotë i tij: