Nesër publikohet videoklipi i ri i Dafinës dhe Mc Kreshës

Pas publikimit të albumit, Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur.

Ajo bashkon forcat me reperin e njohur Mc Kresha,  në këngën “Vet e lype” të cilës do t’ia publikojë videoklipin të premtën, në ora 18:00.

Ajo në fotot e fundit duket me një “look” ndryshe nga se e kemi parë në prapaskenat e xhirimeve te videoklipit më te ri.

Audio e këngës është publikuar më 1 tetor, në kuadër të albumit më të ri të Dafinës “Dafinë Moj”.

Ky është bashkëpunimi i parë mes dy artistëve.