Nesër pritet të mbajë mot i ftohtë në Kosovë

Në Kosovë nesër do të mbretërojë mot i ftohtë në Kosovë, me vranësira por edhe me intervale me diell, bën të ditur përmes një komunikate për media IHMK-ja.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë dhe me ngrica”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.