Nesër pritet të bie borë në Kosovë

Parashikimi i motit për këtë të premte.

E premtja e kësaj jave mund të sjell reshje shiu dhe bore.

Sipas Prishtina Weather pritet mot kryesisht i vranët në mëngjes dhe me shi. Në vise malore priten edhe reshje bore.

Ditën mbetet mot me vranësira, por me erë. Vende-vende edhe me riga shiu.

Temperaturat minimale pritet të sillen rreth 3 gradë derisa ato maksimale mund të arrijnë deri në 7 gradë.