Kompania ‘Pastrimi’ ka parashtruar një kërkesë për mbajtjen e një marshi paqësor nga punëtorët e saj, lidhur me vendimet e Qeverisë për Pakon Emergjente.

Kjo protestë mbahet si shenjë revolte ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë “Kurti” lidhur me pakot emergjente financiare.

Protesta është paralajmëruar se do të mbahet të premten në ora 7:30.

Ndryshe, Qeveria në detyrë e Kosovës sonte ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale nga e cila pritet të përfitojnë bizneset, penzionerët, anëtarët e skemave sociale, komunat dhe si pagesa shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.

Mjetet për financimin e pakos emergjente, Qeveria në detyrë synon që t’i sigurojë përmes kredisë në institucionet financiare ndërkombëtare dhe emetimit të letrave me vlerë.

Propozim vendimi është votuar në Qeverinë e Kosovës mbrëmë vonë