Nesër organizohet aksion kërkimi në të gjithë Kosovën për Enver Bërkollin

Ka më shumë se një javë që është zhdukur Enver Bërkolli.

Familjarët kanë bërë të ditur se kushdo që ka informacione për vendndodhjen e Bërkollit do të shpërblehet me pesë mijë euro.

Nesër gjithashtu është bërë e ditur se për të njejtin do të fillojë një aksion i madh kërkimi në të gjithë Kosovën.Kështu ka shkruar në Facebook, ish’ushtari i UCK’së, Ridvan Tahiri që ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen në të gjitha qytetet e vendit./GazetaExpress/