Nesër Oliver Varhelyi vjen në Kosovë, diskuton për vaksinat kundër Covid-19

Nesër komisionieri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, do ta vizitojë Kosovën.

Ai do të takohet me përfaqësues të institucioneve për të diskutuar rreth çështjes së vaksinave anti-Covid.

Për vizitën e tij, ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Twitter.

Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punëtorët e tyre shëndetësorë dhe ata më të rrezikuarit. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë”.

Ai së fundi ishte edhe në Serbi ku iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen dhe theksoi se Bashkimi Evropian dëshiron të ndihmojë rajonin të fitojë qëndrueshmëri