Nesër nis procesi mësimor në komunën e Istogut, por jo në shkollat e dëmtuara nga stuhia

Për shkak të motit të ligë, të enjtën dhe të premtën u ndërpre procesi mësimor në komunën e Istogut.

Por, kryetari Haki Rugova, ka njoftuar se nesër do të fillojë mësimi në të gjitha shkollat, përveç asaj “Zymer Zeka” në Kaliqan dhe Shkollës Fillore “Bajram Curri” paralelës së ndarë në Muzhevinë si shkak i dëmtimeve të mëdha në objekte, si pasojë e stuhisë.

Ky është njoftimi:

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër ju njoftojmë se procesi mësimor do fillojë nesër e Hënë me 10.02.2020, në të gjitha shkollat e komunës së Istogut përveç Shkollës Fillore “Zymer Zeka” në Kaliqan dhe Shkollës Fillore “Bajram Curri” paralelës së ndarë në Muzhevinë si shkak i dëmtimeve të mëdha në objekte ende nuk ka mundësi fillimi të procesit mësimore.

Do punojnë në vazhdimësi që ti evitojmë dëmet e shkaktuara dhe që sa më parë të filloj procesi mësimor edhe në këto dy shkolla.