Nesër në Ribar të Madh të Lipjanit fillon turneu tradicional në futboll të vogël ‘Xhavit Kozhani-Bugija”

Nesër në fshatin Ribar i Madh i Lipjanit fillon turneu tradicional në futboll të vogël për nder të heroit të kombit “Xhavit Kozhani-Burgija”.

Sipas ogranizatorëve të këtij turneu, paraqitja e ekipeve mund të bëhet deri nesër dhe kushton 20 euro, ndërsa hedhja e shortit po ashtu bëhet nesër në orën 15.

Ndeshja e parë fillon në orën 16:00.

Fituesi i turneut shpërblehet me 1000 euro, derisa vendi i dytë merr 300 euro dhe shpërblime tjera.

Finalja e madhe mbahet më 26 maj në orën 20 e 45.

Jehonë të madhe këtij turneu i kanë bërë edhe emra të njohur për publikun, të cilën mund t’i ndiqni në vazhdim.