Nesër në ora 14:00, votimi i dytë për projektbuxhetin 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që nesër duke filluar nga ora 14:00, në rend dite të hyjë votimi i dytë për projektligji për buxhet të vitit 2021.

Në seancë ishin 83 deputetë të pranishëm, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 64 deputetë, 64 kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, duke i dhënë dritë të gjelbër votimit të dytë të projektbuxhetit për vitin 2021.

Projektbuxheti për vitin 2021 ka kaluar në votimin e parë me 64 vota, duke përfshirë edhe votat e partisë opozitare PDK, kurse VV nuk ka marrë pjesë në votim./Ballkani.info./