Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, për Ballkani.info, ka theksuar se nesër kryeministri Ramush Haradinaj do të realizojë një takim të rëndëishëm në Berlin ku sipas tij do të betonizohet qëndrimi i Kosovës për mosndryshim kufinjsh dhe mos-heqje të taksës.
“Nesër realizohet një takim shumë i rëndësishëm dypalësh në Berlin, ku do të betonizohet qëndrimi i Kosovës për mosndryshim kufinjsh dhe mos-heqje të taksës, por ku do të këtë edhe hapa konkrete në funksionalizimin e PO-së gjermane për liberalizimin vizave. Ky është fokusi i Qeverisë dhe Kryeministrit Haradinaj, ndërkaq Opozita i ka punët e veta!”, ka theksuar ai.
Haradinaj nesër në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. /Ballkani.info/







